Njëri nga të plagosurit në incidentin me armë në Podujevë po i nënshtrohet operacionit në QKUK
Njëri nga katër personat e plagosur gjatë të shtënave me armë që ndodhën të enjten në qendër të Podujevës është futur në sallën e operimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, për Sinjalin ka bërë të ditur se pacienti po trajtohet nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë, ndërsa gjendja e tij është duke u monitoruar nga stafi mjekësor.
Katër të lënduarit u transportuan në QKUK menjëherë pas incidentit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivin e të shtënave, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare lidhur me rastin.
“Dikund para 30 minutave në Qendrën Emergjente janë sjellë katër pacientë më lëndime të rënda nga armë zjarri, disa prej tyre I kanë kryer egzaminimet e nevojshme emergjente. Gjendja e tyre është stabile, por mundem me thënë se është ende e rëndë, njëri prej tyre është dërguar në sallën operative, kurse edhe tre të tjerë janë duke u ekzaminuar dhe trajtuar në Qendrën Emergjente”, ka thënë ai.

