Mërgimtarja humb jetën në Kosovë ku erdhi për pushime, familja kërkon obduksion

Një grua rreth 40-vjeçare, e cila kishte ardhur nga diaspora për të qëndruar në Kosovë, ka humbur jetën në Mitrovicë, në rrethana që po hetohen nga autoritetet, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, ajo ka ndërruar jetë në shtëpinë e bashkëshortit të saj.

Më pas është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Familjarët e saj, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit t’i bëhet obduksioni, duke theksuar se ajo kishte ardhur nga mërgata në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve përkatëse.