Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës për ditën e sotme, 3 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, çmimet tavan të caktuara për produktet e naftës janë si vijon:

Nafta (dizel): 1.40 euro për litër;

Benzina: 1.35 euro për litër;

Gasi: 0.66 euro për litër.

Këto çmime maksimale hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe janë të vlefshme për 24 orë.