Pamjet u publikuan nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila theksoi se ndriçimi i një prej objekteve më ikonike të Kosovës përfaqëson miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe partneritetit.

Ky gjest simbolik u realizua në kuadër të festimeve të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ndërsa mori vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale, ku u shpërndanë pamje të Bibliotekës Kombëtare të ndriçuar me ngjyrat e flamurit amerikan.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të gëzojnë marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme, ndërsa ngjarje të tilla simbolike konsiderohen shprehje e lidhjeve të veçanta mes dy vendeve.