KosovaPress: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga kreu i LDK-së

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit. Në këtë kuvend pritet që të kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.  

KosovaPress raporton se këtë iniciativë po e udhëheqë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili, po viziton degët në nivel vendi dhe po kërkon nënshkrimet e delegatëve.

Numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.

KosovaPress, raporton tutje se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj  ishte për vizitë në një degë duke provuar t’i bind delegatët që të mos i japin nënshkrimet e tyre.

Manajn dhe Muhaxheri, edhe pse janënuk  kontaktuar knuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike dhe as mesazhe që i janë dëruar.

Kujtojmë se Lumir Abdixhiku ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Në një intervistë të dhënë ditë më parë, ai deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i kryetarit, duke theksuar se Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku zgjidhet kryetari i partisë, është paraparë të mbahet në vitin 2027.