Oda e Mjekëve alarmon situatën, ORL vetëm me 9 mjekë

Megjithatë, punësimi i tyre nuk po ndodhë. E raportimet edhe të Klanit gjatë viteve të fundit, dëshmojnë për gjendjen e rënduar të kësaj klinike.

Shumë profesionistë që kryen operacione të avancuara, tashmë e kanë braktisur sektorin publik.

Kjo klinikë aktualisht ka të punësuar veç 9 specialistë. Kurse lista e pritjes për intervenime vazhdon të mbetet e gjatë.

Për rekturtimin e specialistëve të rinj, Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se vazhdimisht ka alarmuar tek institucionet përkatëse.

Krahas nivelit terciar, nevoja për specialist është edhe në spitalet e përgjithshme. Maksimalisht, ato kanë 2-3 ORL. Prandaj, adresa e vetme mbetët  QKUK-ja.

Disa nga specialistët e rinj, thanë për Klanin se nëse profesionin e tyre nuk e ushtrojnë për një periudhë,  ajo ndikon edhe në performancën e tyre më tutje.

E, nga menaxhmetit i QKUK-së thonë se po merren më këtë çështje. Megjithatë, s’kanë përgjigje konkrete.

Klan Kosova mëson se vetëm klinika e ORL-së, ka nevojë për punësimin e së paku 10 mjëkeve të rinj.