“Kur ne shihnim vetëm errësirë, ju na kujtuat se ende ka njerëz të mirë në këtë botë” – Enkela Koci falënderon bamirësit
Vajza e Gani Kocit, Enkela ka falënderuar donatorët që ndihmën në grumbullimin e mjeteve për shërimin e babait të saj.
Postimi
Te dashur familje, miq, e njerez qe nuk i takuam kurrë
Nuk e di nese ekzistojne fjalet e duhura per t’ju falenderuar. Sa here po ulna me shkrujt, me duket sikur cdo “faleminderit” eshte shume i vogel per ate qe keni bo per ne.
Babooshki jem gjithe jeten e tij i ka sherbyer vendit te vet dhe njerezve te vet. Ka dhene vitet me te bukura duke besuar se nje dite e mira te kthehet.
Fatkeqesisht, kur erdhi koha qe ai kishte me shume nevoje per ndihme, shteti nuk ishte aty.
Por ishit ju. Ju… njerezit.
Miq, familjare, bashkatdhetare, njerez qe na njihnin prej vitesh, e edhe njerez qe nuk na kishin takuar kurre ne jete.
Secili prej jush vendosi te behej pjese e betejes se babit tim. Dikush dhuroi 5 euro, dikush 5,000.
Per ne, vlera nuk u mat kurre me shumen. U mat me zemren qe e shoqeroi ate ndihme.
Cdo donacion ne GoFundMe, cdo ndihme jashte saj, cdo shperndarje, cdo telefonate, cdo lutje… na dha force kur mendonim se nuk kishim me.
Kam lexuar nje thenie qe thote se “Shpresa eshte e vetmja gje me e forte se frika.”
Ju u bete pikerisht ajo shprese per familjen tone.
Kur ne shihnim vetem erresire, ju na kujtuat se ende ka shume njerez te mire ne kete bote.
Ne emer te babooshkit, mamit, motrave te mia, vellait, nipit tone, ju falenderojme me gjithe zemer.
Faleminderit qe na besuat.
Faleminderit qe nuk e late babin dhe ne ta luftojme vetem kete beteje.
Faleminderit qe na dhate shprese ne ditet kur kishim me shume frike.
Do te vazhdojme t’ju mbajme te informuar per cdo hap te trajtimit dhe, me deshiren me te madhe, mezi presim diten kur t’ju japim lajmin qe cdo familje enderron ta degjoje se kjo lufte u fitua.
Lutja ime me e sinqerte eshte qe Zoti t’ju jape secilit shendet, lumturi, paqe ne familje dhe t’jua ktheje shumefish cdo te mire qe keni bere per ne.
Uroj qe te mos kaloni kurre neper nje sfide te tille, por nese jeta ju vendos ndonjehere perballe saj, uroj te gjeni prane vetes po aq zemra te mira sa gjetem ne.
Kjo fushate do te mbyllet, por mirenjohja jone nuk do te mbaroje kurre.
Do ta mbajme mend gjithe jeten se ne diten kur babi yne kishte me shume nevoje per njerezit e tij… njerezit nuk e zhgenjyen.
Nga zemra, faleminderit secilit prej jush.

