Policia – apel për kujdes në komunikacion, shpejtësia nuk është krenari

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 10.07.2026 – 16.07.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 2.012 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtyre planeve, janë shqiptuar 31 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, derisa masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike është shqiptuar ndaj 32 ngasësve.

Po ashtu, janë konfiskuar përkohësisht 11 motoçikleta, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia apelon te ngasësit që të ulin shpejtësinë, sepse shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë.

“Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët” – thuhet në apelin e policisë.