“Ishte i rrafshët në bisedë, i qetë, i urtë, i palavd” – Nijaziu rikujton shokun e tij

Nijazi Musmurati

Nijazi Musmurati ka rikujtuar shokun e tij Idriz Ukshin, në përvjetorin e ikjes në amshim.

Idrizi ishte një shok i urtë, i rrespekruar dhe mbi të gjitha një veprimtar i pa lavd dhe i pa fjalë!

Idrizi i mungon familjes, na mungon ne shokëve dhe i mungon shoqërisë.

Me Idrizin u njohem heret! Na u përputhën mendimet dhe idetë dhe shpesh takoheshim dhe rrinim së bashku.

Ishte i rrafshët në biseda, i qetë, i urtë, i palavd!

Idrizi nuk iu imponua asnjërit, jetoi dhe punoi me djersën e vet, pa i shtrirë dorën askujt!

Kështu janë njerëzit e urtë, të thjeshtë por me qëndrime dhe ideal të pathyeshëm!