Temperaturat e larta, sot gjatë ditës u ndalohet qarkullimi në autostrada automjeteve të rënda
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet në intervalin kohor 11:00–17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Nga ministria bëhet e ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime të qarkullimit, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.
“Në AUTOUDHË, kufizimi do të zbatohet në intervalin kohor 11:00–17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.”
“Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.”
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.

