Rreth 11 mijë persona të vdekur pritet të largohen nga listat e votuesve

Këshilli Operacional i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka rekomanduar që personat e vdekur që figurojnë në listat e votuesve të largohen.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, u aprovua rekomandimi i Këshillit Operacional për të hequr nga lista rreth 11 mijë persona nga listat e votuesve, shkruan Telegrafi.

“KQZ-ja e ka trajtuar listën e personave të vdekur, janë rreth 23 mijë persona. Ndërsa vetëm prej vitit të kaluar i ka konfirmuar vetëm rreth 11 mijë persona. Rekomandohet ata që janë të konfirmuar të largohen nga listat votuese”, tha Alim Rama nga Këshilli Operacional.