Pasagjeri refuzoi të ulej pranë një gruaje në aeroplan – “S’ma lejon ligji i Sheriatit”

Autoritetet gjermane kanë nisur një procedim penal ndaj një pasagjeri të Turkish Airlines, i cili dyshohet se refuzoi të ulej pranë një gruaje gjatë një fluturimi nga Turqia drejt Düsseldorf-it, duke pretenduar se kjo ishte në kundërshtim me ligjin e Sheriatit.

Gjatë incidentit, ai dyshohet se goditi me shuplakë një asistente fluturimi që u përpoq ta bindte të zinte vendin e tij.

Sipas gazetës gjermane Bild, i dyshuari është një 29-vjeçar gjerman me origjinë turke.

Sipas policisë, ai refuzoi të ulej në sediljen e caktuar, pasi ndodhej pranë një gruaje, duke argumentuar se kjo binte ndesh me ligjin e Sheriatit, sistemin e normave fetare islame.

Kur një anëtare e ekuipazhit u përpoq t’i shpjegonte situatën dhe rregullat e fluturimit, 29-vjeçari dyshohet se e goditi atë me shuplakë në fytyrë.

Policia Federale Gjermane ndërhyri menjëherë pasi avioni u ul në Aeroportin e Düsseldorf-it më 1 qershor dhe mori në dorë hetimin e çështjes.

Sipas Bild, i dyshuari thuhet se e ka pranuar veprimin e tij gjatë marrjes në pyetje. Deri më tani, Turkish Airlines nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me incidentin, përcjellë ts.