Prokuroria propozon t’i konfiskohet shuma e padeklaruar mbi 172 mijë euro ish-kryetarit të Komunës
Shpend Ahmeti po akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht 172 mijë e 600 euro.
Të enjten, Ahmeti tha në gjyq se kjo shumë ishte ndihmë financiare nga familja e tij dhe theksoi se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Ndërkaq, Prokuroria propozoi që i akuzuari të dënohet me burg dhe gjobë, si dhe t’i konfiskohet shuma e padeklaruar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

