Eqrem Avdullahu nga Rahoveci dënohet me 4 muaj burgim për kërcënim ndaj Hysni Gucatit
Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me 4 muaj burgim Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, për veprën penale “kanosje”, ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Në aktakuzë thuhet se në një faqe në Facebook me emrin “Diaspora në Krye” ishte postuar një fotografi e Hysni Gucatit me mbishkrimin “Prokuroria heton Hysni Gucatin – mori rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë”.
Sipas Prokurorisë, më pas i pandehuri, përmes profilit të tij personal në Facebook me emrin “Eqrem Avdullahu”, kishte komentuar: “Këtë derr duhet pushkatu”. /Kosovapress

