Ditë me shi dhe bubullima sot në Kosovë
Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm, pasi që pritet mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.
Era do të fryej nga veriu dhe veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s), transmeton Klankosova.tv.
Temperaturat minimale: 9°C deri 13°C
Temperaturat maksimale: 19°C deri 24°C.

