Befason eksperti i rrjeteve sociale: Ka deputetë të Kuvendit që kanë faqe propagandistike

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli, ka folur për aktivitetin e profilit shumë të komentuar “Lule Gjeli”, që ka alarmuar opinionin publik lidhur me përmbajtjen e postimeve duke bërë fushata linçuese ndaj disa figurave të njohura politike në vend.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kerolli befasoi edhe me një deklaratë tjetër.

“Ka faqe që admin e ka deputetin e Kuvendit të Kosovës. Jo profil, faqe. Ka përmbajtje propagandistike, shantazh, gjithçka”, u shpreh Kerolli.