Ja sa komisionerë dhe vëzhgues ka angazhuar VV për zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka angazhuar 2500 komisionerë e 6000 vëzhgues për zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Mediafokus.info.

Ata thanë se këta të angazhuar do të përkujdesen “që të mos vidhet asnjë votë”.

“Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe të gjithë qytetarët kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet”, thuhet në njoftim.

Ky subjekt politik paralajmëron fitoren, duke thënë se “asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”.