Iu sekuestruan 4 mln euro heroinë, ekstradohet në Itali “bosi” shqiptar i drogës (VIDEO)

Është ekstraduar në bazë të një urdhri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga prokurori i Ravenës, një 25-vjeçari shqiptar i konsideruar nga hetuesit italianë si bos i trafikut të drogës. Ai ishte aktiv kryesisht në Italinë veriore.

Bëhet fjalë për Mateo Gjepali nga Shijaku, i cili arriti në aeroportin Fiumicino rreth orës 8 të premten. Hetuesit, në sajë të bashkëpunimit të policisë shqiptare, e kishin lokalizuar atë në Durrës, qytetin ku i riu ishte strehuar pasi kishte ikur nga Italia, shkruajnë mediat italiane.

25-vjeçari është trafikanti i dytë i dyshuar i arrestuar si pjesë e operacionit anti-drogë të quajtur ‘Pike’. Para tij, u arrestua kushëriri i tij 27-vjeçar Gazmend Gjepali, i cili u prangos në vitin 2018.

Sipas kontrolleve antidrogë, të dy, së bashku me një shqiptar të tretë, kishin 42 kg heroinë dhe disa armë, në një apartament në Ravenna në shkurt 2018. Nga heroina në fjalë me 40% përbërës aktiv, përmes prerjes do të sillte rreth 4 milionë euro drogë në tregun me pakicë. Në apartament u gjetën edhe 80 kilogram paracetamol dhe kafeinë.

Operacioni arriti kulmin në arrestimin e 27-vjeçarit, bllokuar më 15 shkurt 2018 në Rimini nga agjentët e antidrogës, ndërsa ai po shpërndante dy kilogramë kokainë dhe një hashash të fshehur në makinën e tij të përgatitur posaçërisht për transport.

Në të njëjtën mbrëmje të arrestimit, gjatë kontrolleve në shtëpitë që ai përdori së bashku me kushëririn e tij Mateo dhe 32-vjeçarin Armand Kapidani, anëtari i tretë i dyshuar i grupit dhe ende i arratisur, hetuesit gjetën një laborator për prerjen, përgatitjen dhe paketimin e sasive të mëdha të drogës, transmeton gazeta Shqip.

Brenda ambienteve, u sekuestruan 42 kg heroinë, 80 kg lëndë prerëse, përzierës, një mikser profesional për të përzier përbërësit dhe një shtypës hidraulik me kallëpe për paketimin e pakove. Në apartamentin e marrë me qira kishte edhe dy revole dhe dy pistoleta gjysmë automatike të shoqëruara me municionin e nevojshëm.