Ky ishte Iliri nga Gjilani që e detyroi Francën e Napoleonit të përkulej para tij

Lulzim Behxheti, një qytetar nostalgjik i Gjilanit të vjetër, Gilanit të fëmijërisë së tij, po vazhdon t`i portretizojë në mënyrën e tij personalitetet e këtij qyteti, të cilët me jetën dhe veprën e tyre lanë gjurmë në kujtesën e shqiptarëve.

Sot Luli e ka portretizuar Ilir Mustafën, emigrantin i cili arriti t`i hapë portat e mëdha në shtetin e Napoleonit.

Ky djal’ i Gilanit, at’dhetar, patriot, qytetar nderi, sportist, i dashtun si mik e kojshi, ishte ndër të paktit që guxoi të fliste kur kërbaqi fëshkëllonte e qelia e lagur e milicisë mbushej nga rinia e Gilanit e v. 80-90.

Ishte ky djal’ që e detyroi Francen e Napoleonit të përkulej para tij për të dëgju rrëfimet e veta për Kosovën e robnume e t’gjakume at’botë. Ishte ky djal që detyroi Evropen halitqare ta hedh shikimin te kjo copë toke e përgjakun.

Ishte Iliri, një djal’ që e donim t’gjith, i madh e i vogël. E n’veqanti jem’ krenar na qe t’patëm shok’, kojshi e bashk’kohës o shoq i mahallës. Mos tu harroftë emni e as vepra Ilir. 

Të persh’nes jaran kudo që je n’amshim.

Lulzimi, kojshiu yt’./Mediafokus.info