Vetëritet në Argjentinë futbollisti i njohur
Futbollisti uruguaian, Santiago Garcia, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mendoza, në Argjentinë.
Sipas mediave në Argjentinë, 30-vjecari i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri.
30-vjeçari prej katër vitesh e gjysmë ishte pjesë e skuadrës argjentinase Gody Cruz që bën pjesë në elitën e futbollit argjentinas.
Mësohet se Garcia ndeshjen e fundit e ka luajtur më 19 dhjetor, derisa i ishte nënshtruar një tratimi psikiatrik pasi po vuante nga depresioni.