Erdhi për pushime në vendlindje, këtu e gjeti fati i keq – sot varroset mërgimtari që humbi jetën në aksident
Sot varroset mërgimtari që vdiq tragjikisht në aksidentin në Istog.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Veriq të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.
Viktima e këtij aksidenti është mërgimtari, Esat Dejzaj, 49-vjeçar, transmeton klankosova.tv.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Bellopojë.

