Abdixhiku rikonfirmohet kryetar, 169 me 154

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten.

Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 169 delegatë votuan kundër shkarkimit, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

Ndërkaq, 154 delegatë votuan për shkarkimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.