“S’është pak të jetë zëvendës i imi” – Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, tha se komentet e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi LDK’ja mori vendim të qëndronte në opozitë për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ishin tallëse.

Gashi tha se këto komente nuk janë as miqësi e as respekt.

“Çfarë mekanizmi të besimit kemi përveç fjalës, të cilën ai nuk e mban? Edhe pasi del prej takimit, ai del e tallet. Thotë: miku im, nuk ishte pak për të që të bëhej zëvendësi im. Kjo është tallje nuk është miqësi, nuk është respekt. Është disrespektim i atij personi”.

Gashi tha gjithashtu se Kurti përmes këtyre deklaratave synon “të nxisë LDK’në të reagojë negativisht”.