Gjini i përgjigjet Haxhiut: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues

Gjini i thotë Haxhiu se nuk është presidente e zgjedhur, prandaj s’mund ta luajë rolin unifikues.

“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik”, i shkroi Gjini.

Ai më pas tha se Haxhiu dhe shefi i saj i partisë, Albin Kurti, nuk po e kërkojnë takimin për të gjetur zgjidhje, por për të gjetur fajtor “për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional”.

“Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës”, përfundoi Gjini.