Ismaili – Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, i ka bërë sërish thirrje Albin Kurti që të thërrasë seancën dhe ta konstituojë Kuvendin.
Ismaili tha se sot bëhet një javë prej ditës kur në Kosovë ka pushuar funksionimi i Kushtetutës dhe ligji, ndërsa mbi institucionet po përpiqen të sundojnë “një individ dhe një parti”.
“Një javë jashtë afatit kushtetues. Per here te pare ne Kosove suspendohet kushtetuta dhe kuvendi me vetedije per agjenden personale te nje individi. Albin Kurti, përmes Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, po e mban të suspenduar Kuvendin”.
Ismaili tha se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për nesër, më 16 gusht.

