Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende s’ka marrëveshje për presidentin, biseduam për kriteret
Kurti bëri të ditur se para se të merret ndonjë vendim, do të zhvillohen konsultime brenda partive.
“Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Kriteret, parimet, rrethanat në të cilat ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë sonë”, deklaroi Kurti.

