“Zoti e di çfarë kam në zemër” – Rike Roçi flet hapur për besimin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, e cila në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta dhe kreu Umren, u përball me një koment ku këshillohej që t’i përkushtohej edhe më shumë fesë islame.

“Ktheju fesë Islame ende më mirë, sepse je diamant vajzë. Mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”, i shkroi ndjekësi.

Rike vendosi t’i përgjigjej publikisht komentit, duke sqaruar se besimi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj dhe se raportin me Zotin e konsideron thellësisht personal.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë gjë. Besoj, dhe besoj shumë. Me kismet, do ta bëj përsëri Umren”, shkroi ajo.

Më tej, Roçi pranoi se, si çdo njeri, edhe ajo ka gabimet e saj, por askush nuk mund ta gjykojë marrëdhënien e një personi me besimin.

“Mendoj se secili prej nesh e di vetë çfarë lidhjeje ka me Atë lart. Në fund, rëndësi ka që Ai e njeh shpirtin tim, e di çfarë kam në zemër dhe kjo më mjafton”, u shpreh ajo.