Lindje natyrale e rrallë në Mitrovicë – foshnja peshon 5 kilogramë e 50 gramë

Një lindje e veçantë është realizuar me sukses në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një foshnjë ka ardhur në jetë përmes lindjes natyrale me një peshë që kalon pesë kilogramë.

“Në jetë erdhi një bebe me peshë 5050 gramë dhe përmasa 65 cm / 57 cm. ​Kjo lindje natyrale u realizua falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve dr. Vjollca Çitaku e dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve: Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka”, thuhet në njoftimin e spitalit.

​Ky është një rast i veçantë për spitalin tonë dhe një moment i jashtëzakonshëm që dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e lartë të ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit.