Sondazhi i Reuters: Trumpit i bie përkrahja popullore në 33%, më e ulëta e presidencës së tij
Vlerësimi i mbështetje popullore për presidentin amerikan, Donald Trump, ka rënë në nivelin më të ulët të presidencës së tij, me shumicën dërrmuese të amerikanëve të shqetësuar se lufta e SHBA-së me Iranin do të zgjasë shumë, tregojnë të dhënat e një sondazhi të kryer nga Reuters/Ipsos, dhe rezultatet e të cilit janë publikuar të hënën, sipas kohës lokale amerikane, raporton Reuters.
Vetëm 33% e të anketuarve në sondazhin katër-ditor kanë thënë se aprovonin performancën e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa 64% nuk e miratuan. Vlerësimi i mbështetjes popullore për presidentin Trump, nga 35% në një sondazh që u mbyll më parë këtë muaj dhe më i ulët se në çdo pikë të mandatit të tij aktual, tani ka barazuar nivelin më të ulët të mandatit të tij të mëparshëm të shënuar në dhjetor 2017.
Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025 me më pak se gjysma e vendit që mbështeste presidencën e tij, popullariteti i Trumpit sivjet ka pësuar goditje pasi ai urdhëroi sulme ndaj Iranit së bashku me aleatin e SHBA-së, Izraelin. Konflikti që pasoi paralizoi një të pestën e tregtisë globale të naftës, duke shkaktuar rritje të çmimit të benzinës që po rëndon mbi familjet amerikane – dhe mbi aleatët republikanë të Trumpit që mbrojnë shumicën në Kongres në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor.
Trump, i cili bëri fushatë me premtime për ta mbajtur inflacionin nën kontroll dhe për t’i shmangur luftërat afatgjata, fillimisht u zotua se konflikti me Iranin do të zgjaste disa javë. Por Irani është treguar i qëndrueshëm dhe e ka mbajtur tregtinë e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, kryesisht të bllokuar edhe pse konflikti është ftohur.
Rreth 80% e amerikanëve – përfshirë 87% të demokratëve dhe 71% të republikanëve – mendojnë se përfshirja e SHBA-së në Iran “do të vazhdojë për një periudhë të zgjatur kohore”, zbuloi sondazhi i Reuters/Ipsos. Vetëm 16% kanë thënë se konflikti ka të ngjarë të përfundojë brenda disa javësh. /kallxo.com/

