Turqi: 25.556 raste të reja, 196 të vdekur me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 25.556 raste pozitive me variantin e ri, ndërkohë që 196 persona kanë ndërruar jetë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 24 mijë e 113

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është 120 milionë e 516 mijë e 813.