GAP: Gjilani në krye të listës, 310 mësimdhënës “tepricë”

Komuna e Gjilanit ka raportuar 1,689 mësimdhënës për buxhetimin e vitit 2026, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë aprovuar 1,379 për financim përmes grantit të arsimit.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, diferenca është 310 mësimdhënës, që përbën rreth 18.4% të numrit të raportuar nga komuna.

Kjo nënkupton se pagat e mësimdhënësve që nuk janë përfshirë në grant duhet të mbulohen nga burime të tjera të buxhetit komunal, nëse komuna vendos t’i mbajë ata në punë.

Në nivel të përgjithshëm, GAP thotë se ndryshimi vjen nga aplikimi më strikt i formulës së grantit të arsimit, e cila tash lidhet më drejtpërdrejt me numrin e nxënësve.

gap 1

– Advertisement – m2

gap 2