PDK e AAK në Kuvend, shihen edhe Hamza e Haradinaj
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë shkuar sot në Kuvend, duke kërkuar thirrjen e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, raporton express.
Në sallë sot u panë edhe kryetari i partisë, Bedri Hamza, si dhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.
Deputetët po mbajnë fjalime nga foltorja e Kuvendit në praninë e mediave.
Ata po e akuzojnë kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për uzurpim institucionesh dhe shkelje të rendit kushtetues.

