Tym i zi katran del nga oxhaku i KEK-ut, banorët alarmojnë për ndotjen

Një tym i zi është parë sot duke dalë nga një oxhak i termocentralit në Obiliq, duke ngritur shqetësime te banorët për cilësinë e ajrit.

Një banor i zonës i cili ka dërguar fotografinë Gazetës Express është shprehur i shqetësuar për ndotjen dhe ndikimin në shëndetin e banorëve.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të monitorojnë situatën dhe të marrin masa për të parandaluar ndotjen e ajrit.

KEK njoftoi për rikthimin në funksion të njësisë A4, duke thënë se gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë.