Haxhiu ia dorëzon detyrën Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Ushtruesja e deritanishme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.

Haxhiu e uroi për atë pozitën e re, ndërsa Shiroka-Pula u zotua se do të punojë për qytetarët.

Para se të hynin në Presidencë, Shiroka-Pula u prit me ceremoni zyrtare në prani të qeveritarëve, ish-presidentëve, si dhe trupit diplomatik në vend.