Pritje të gjata në disa pika kufitare – në Merdare mbi 3 orë
Pritje të gjata janë raportuar sot në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, veçanërisht në dalje të vendit.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdare, nga 3 deri në 3 orë e 20 minuta.
Kolona në këtë pikë arrin rreth 1.3 kilometra.
Pritje të konsiderueshme ka edhe te Dheu i Bardhë, ku në dalje, rreth 1 orë e 30 minuta.
Kolona ka arritur rreth 1.2 kilometra.
Në Jarinje, pritjet në dalje janë nga 50 deri në 60 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra.
Të dhënat janë përditësuar në ora 13:10.

