Bashkëshortja e punëtorit të KEK-ut që vdiq tragjikisht bën postim prekës

Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh.

32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në Vazrrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës duke lënë prapa bashkëshorten dhe dy fëmijë.

E veja e të ndjerit, Emirjeta Haxha Ahmeti përmes Facebook ndau momente emocionale të tij me fëmijët.

“Ah bre jet allahu te deshi me shum se ne ,Pusho i qet melaqja jon do tkujtojm me mall Un dhe djemt e tu”, ka shkruar ajo.