Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli nënshkruajnë marrëveshjen për Objektin Ç në Skenderaj, investimi 4.4 milionë euro
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për financimin e Objektit Ç, në vlerë prej 4.4 milionë euro, në kuadër të programeve të banimit social, raporton GazetaBlic.
Sipas Lushtakut, objekti do t’u dedikohet me prioritet familjeve të dëshmorëve të Komunës së Skenderajt. Ai tha se synimi është që të realizohet edhe Objekti K, duke kompletuar kompleksin UÇK.

