Rikujtim: Nënë Tereza, shkupjanja që ua kushtoi jetën të varfërve
Më 26 gusht 1910, në Shkup, lindi Nënë Tereza, një nga humanistet më të njohura në historinë moderne.
Emri i saj i vërtetë ishte Gonxhe Agnesë Bojaxhiu.
Ajo, gjithë jetën e saj ua kushtoi të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve më në nevojë.
E lindur në Shkup, Nënë Tereza më vonë u largua drejt Indisë, ku nisi veprimtarinë e saj të gjatë humanitare.
Atje themeloi Misionaret e Bamirësisë, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet ndërkombëtar për kujdes ndaj njerëzve të pambrojtur.
Puna e saj mori vlerësim mbarëbotëror.
Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, për përkushtimin dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme humanitare.
Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë, ku vazhdoi të kujdesej për njerëzit që jetonin në varfëri ekstreme.
Nënë Tereza ndërroi jetë në Kalkuta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.
Sot, emri dhe vepra e saj mbeten të lidhura me humanizmin, bamirësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.
Nënë Tereza mbetet një nga personalitetet më të njohura shqiptare, e cila iu përkushtua ndihmës ndaj më të varfërve dhe të pambrojturve.

