Mbi 17 mijë raste të reja dhe 343 viktima nga COVID-19 në Itali

Situata me COVID-19 vijon të jetë e rëndë edhe në Itali. Autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit kanë arritur të kryejnë 335 mijë e 983 testime, me një shkallë pozitiviteti prej 5,1%.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 343 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në 98 mijë 288 persona, transmeton express.

Gjatë kësaj kohe në Itali janë regjistruar edhe 17 mijë e 33 raste të reja me koronavirus