Kapet në aeroportin e Gjermanisë, burri që po fshihte në valixhe një aligator të gjallë

Sigurimi i një aeroporti u habit kur pa një aligator të gjallë në monitorin me rreze x të bagazheve.

Një udhëtar amerikan po përpiqej të kontrabandonte aligatorin albin të gjatë një metër jashtë Gjermanisë në një fluturim për në Singapor, përpara se të kapej nga stafi.

Inspektorët e çuditur të bagazheve zbuluan aligatorin e rrallë të bardhë të futur në një valixhe të ngushtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Mynihut, Bavari, muajin e kaluar.

Krijesa u gjet e mbështjellë me vetëm një vrimë të vogël që të mund të merrte frymë përmes vrimave të hundës.

Një çështje penale u hap kundër udhëtarit 42-vjeçar për shkelje të ligjeve për mirëqenien e kafshëve dhe aligatori u kap dhe u dërgua në një vendstrehim zvarranikësh në Mynih.

Konsumatorët thuhet se paguajnë deri në 75 mijë euro për aligatorët e bardhë në Azi, raportojnë mediat gjermane, transmeton Klankosova.tv.