Tymi i zi e “mbulon” Obiliqin – KEK sqaron çka ndodhi
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 ka nisur procesin e startimit, pas përfundimit të sanimeve të nevojshme.
Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia pritet që së shpejti të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik dhe të rikthehet në operim.
Gjatë procesit të startimit, KEK-u ka paralajmëruar se për disa orë mund të vërehet emetim më i theksuar i tymit nga njësia.
“Është dukuri e përkohshme, e ndërlidhur me fazën e startimit të njësisë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK-u u ka kërkuar mirëkuptim Komunës së Obiliqit dhe qytetarëve gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se bëhet fjalë për një fazë të shkurtër të procesit të rikthimit të njësisë në operim.
Ky njoftim vjen pasi Sinjali ka publikuar pamje ku shihet tym i madh mbi Obiliq, i cili është vërejtur edhe nga zona përreth.

