Drita sonte në betejën e fundit për Ligën e Konferencës

Drita e Gjilanit luan sonte ndeshjen vendimtare ndaj Inter Club D’Escaldes, në kuadër të fazës play-off të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit synojnë të bëjnë hapin e fundit drejt fazës së ligës së kësaj gare, sepse vetëm fitorja ose një rezultat më i mirë do t’u sigurojë kualifikimin.

Gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin Estadi de la FAF në Encamp.