Ka ndërruar jetë nxënësja Lina Tahiri

Ka ndërruar jetë në Gjilan, Lina Tahiri, nxënëse e shkollës fillore ‘Abaz Ajeti’, pasi nuk ia doli ta mposht sëmundjen me të cilën u përballë.

“Pozitiviteti, mirësjellja dhe përgjegjshmëria që e karakterizonin Linën do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që patën rastin ta njihnin dhe të ndanin me të ditët e shkollës”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Njoftim mortor

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-nxënëses së shkollës sonë, Lina Tahiri, pas përballjes me një sëmundje të rrallë.

Lina ishte një nxënëse e shkëlqyeshme, e dalluar për përkushtimin në mësime, korrektësinë dhe sjelljen e saj shembullore.

Gjatë viteve të shkollimit, nën kujdestarinë e prof. Bregan Isufi, ajo la kujtime të çmuara te mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët e saj.

Pozitiviteti, mirësjellja dhe përgjegjshmëria që e karakterizonin Linën do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që patën rastin ta njihnin dhe të ndanin me të ditët e shkollës.

Në këto momente të rënda, kolektivi i shkollës “Abaz Ajeti” u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Linën.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet me namazin e akshamit, në varrezat e fshatit Sllubicë!

Kujtimi për Linën do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së shkollës sonë./Mediafokus