Avokati i Sveçlës nuk pajtohet me shpalljen fajtor të tij, e quan të pazakontë vendimin e gjykatës

Mbrojtja e Xhelal Sveçlës, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka shfaqur mospajtim dhe pakënaqësi me vendimin e quajtur si të “pazakontë” të gjykatësit për ta shpallur fajtor klientin e saj.

Avokati Laur Prenaj tha se do të ankohet, pasi ta marrë vendimin e plotë.

Pak më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur fajtor Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2018.

“Gjykata e shpalli vendimin e saj, por ke një vendim në gjysmë, ne duhet të presim vendimin e arsyetuar. Kjo është e pazakontë në praktikë, por megjithatë dihet ta presim, gjithashtu ne patjetër që do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës deri atëherë nuk kemi çka të komentojmë”, tha Prenaj.

Sipas tij, aktakuza ndaj Sveçlës pati probleme nga fillimi.