Grenell për gjashtë deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

Ish-i dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Përmes një postimi në X, Grenell mbështeti gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president, emri i të cilit është propozuar në kuadër të marrëveshjes mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar Grenell në X.

My friend @Avdullah Hoti and his colleagues are great friends of America. pic.twitter.com/jHCcIRC8VF

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 1, 2026