Rikthehet reklama mashtruese “ujë shërues për sy” 1+1=19 euro
Qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm po vazhdojnë të mashtrohen hapur me produkte të ndryshme, të reklamuara si produkte shëruese, por që nuk kanë asnjë mbështetje shkencore.
Këtyre ditëve bie në sy rikthimi në rrjetet sociale i reklamë “Ujë Shërues për Sy”, që kësaj here i është shtuar fjalia “nga thellësia e Shpellës së Radavcit”.
Shpella e Radavcit gjendet në Kosovë dhe askush nuk ka njohuri për këto veti të ujit.
Më poshtë në tekst thuhet se uji vjen nga thellësitë e një shpelle në Francë.
Edhe Radavc, edhe Francë nuk shkojnë bashkë!!!
Oferta kësaj here vjen më e volitshme se herën e parë kur ishte 1+1 falas – 30 euro. Tani vjen për 19 euro.
Policia e Kosovës duhet t`i hetojë ofertat online, si kjo për ujë shërues, apo atë për mjaltë të bardhë dhe të mos lejojë mashtrimin e qytetarëve hallexhinj.
AI (Intelegjenca Artificiale) nuk gjeti të dhëna për këtë ujë shërues.
“Pretendimet për “ujë shërues” që përmirëson problemet e syve si verbëria apo mjegulla nuk janë të mbështetura nga shkenca mjekësore pa prova klinike. Nëse ky ujë vërtet do të kishte efekte të tilla mrekullibërëse, do të ishte i miratuar nga autoritetet shëndetësore (si EMA ose FDA) dhe do të përdorej në mënyrë të gjerë nga okulistët. Vendosja e substancave të paautorizuara në sy mund të jetë e rrezikshme”.
Këshillohet që për çdo problem me shikimin, të konsultohet një okulist i licencuar.
“Pas shqyrtimit të informacionit të disponueshëm, nuk kam gjetur asnjë produkt të njohur ose të verifikuar shkencërisht që përmban “ujë shërues për sy” të nxjerrë nga një shpelle në Francë. Asnjë burim i besueshëm nuk e mbështet ekzistencën e një uji të tillë me vetitë e pretenduara për përmirësimin e shikimit. Për më tepër, asnjë autoritet shëndetësor i njohur nuk ka miratuar një produkt të tillë”, thuhet në përgjigjen e AI-së.

