Haxhiu e shtyn seancën, LVV nuk i voton Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë

Seanca konstituive e kuvendit është shtyrë për të premten në orën 11:00.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se këtë po e bën ‘’në emër të popullit serb’’ dhe refuzoi ta ndryshojë deklarimin dhe propozimin ta bëjë në emër të komunitetit.

Duket se VV nuk ishte e gatshme t’i mbështeste me votë as kandidatët e LDK E PDK.

Ndryshe, LVV ka propozuar për nënkryetar Ardian Golën, PDK – Vlora Çitaku, LDK – Kujtim ShalëN, komunitetet jo shumicë kanë propozuar Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepin.