Fëmijët e Kosovës qëndrojnë po aq keq me dhëmbët sa rezultati i PISA-s!

Edhe pse hulumtimet janë të pakta, nga të dhënat që kam gjetur rezulton se fëmijët e Kosovës qëndrojnë po aq keq me dhëmbët sa rezultati i PISA-s. Për shëndetin oral tek fëmijët dhe për preventivën flitet pak, e veprohet edhe më pak.

Shkruan: Dr. Dardan Bekteshi, dentist pediatër

Të gjithë jemi zhgënjyer dhe turpëruar me rezultatin e testit PISA dhe me nivelin e dijes së fëmijëve të Kosovës.
Kosova mbetet nën mesataren e OECD-së në të gjitha fushat. Jemi shumë pikë nën mesataren, që i bie 4 vite shkollim mbrapa.

Po me kariesin si qëndrojnë fëmijët e Kosovës?

Edhe pse hulumtimet janë të pakta, nga të dhënat që kam gjetur rezulton se fëmijët e Kosovës qëndrojnë po aq keq me dhëmbët sa rezultati
i PISA-s. Për shëndetin oral tek fëmijët dhe për preventivën flitet pak, e veprohet edhe më pak.

Në një hulumtim të viteve 2000–2002 në disa komuna konstatohet se prevalenca e kariesit te fëmijët e moshës parashkollore 2–6 vjeç është 86 %, ndërsa te fëmijët e moshës shkollore 7–14 vjeç është mbi 95 %.

Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të ekzaminuar, prevalenca e kariesit ka qenë 92 %, që do të thotë se pa karies kanë qenë vetëm 8 % e fëmijëve.

DMFT është indeksi më i përdorur në botë për të vlerësuar kariesin dentar te të rriturit dhe te fëmijët e moshës shkollore.

Shembull:

Nëse një fëmijë 12-vjeçar ka DMFT = 3.14, kjo do të thotë që mesatarisht ka 3 dhëmbë që janë ose të prishur, ose të nxjerrë, ose të mbushur për shkak të kariesit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e standardizoi këtë metodë për studimet epidemiologjike në mbarë botën.

Suedia dhe vendet nordike si Danimarka e Finlanda konsiderohen zakonisht si vendet me dhëmbët më të shëndetshëm në botë.

Suedia ka indeksin DMFT shumë të ulët te fëmijët 12-vjeçarë (shpesh 0.3–0.😎, ndër më të ulëtit në botë.

Kariesi dentar tek fëmijët në Kosovë është problem i madh i shëndetit publik, sipas studimeve të fundit.

Tek mosha 12 vjeç Indeksi mesatar DMFT = 3.14 Kjo është më e lartë se në Bullgari, Greqi, Hungari, Rumani, Slloveni dhe shumë vende të tjera të Evropës.

Shqipëria ka DMFT të ngjashëm me Kosovën: 3.1 deri 3.7 tek fëmijët e moshës 12-vjeçare.

Pse është kaq keq në Kosovë?

Mund të përmendim disa arsye:

Mungesa e programeve preventive kombëtare dhe mungesa e dentistëve në shkolla.

Higjiena e ulët orale: 54.1 % e 12-vjeçarëve lajnë dhëmbët vetëm 1 herë në ditë. Nuk ka pasur asnjë fëmijë që ka përdorur fluorizimin.

Dieta: Konsum i lartë i ëmbëlsirave dhe pijeve me sheqer. Ka korrelacion të fortë mes konsumit ditor të ëmbëlsirave.

Faktorë të tjerë: Ushqyerja me biberon për një kohë të gjatë dhe niveli i ulët i njohurive te prindërit për rëndësinë e shëndetit oral.