Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga Partia Demokratike e Kosovës.
Siç dihet, Vlora Çitaku nuk u votua nga LVV, edhe pse PDK e mbështeti kandidatin e saj.
“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës”, tha ajo pasi Emilia Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga minoritetet joserbe.
Paraprakisht, Kujtim Shala i LDK-së dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.
Kuvendi ka zgjedhur në seancën para saj, Ardian Golën pêr nënkryetar nga radhët e LVV.
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës nuk morën pjesë në këtë seancë.

