Vitia thotë se në qeverisjen e tij po bëhen më shumë teste sesa në kohën e Zemajt

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se në 28 ditët e kabintetit të ministrisë që po udhëhiqet nga ai, janë bërë 13.64% më shumë testime sesa në 20 ditët paraprake, të qeverisë së kaluar.
Tutje, Vitia tha se është i vetëdijshëm për vështirësitë ekonomike që qytetarët dhe bizneset po kalojnë, por duke marrë parasysh shtrëngimin e masave në nivel global, masat e ndërmarra në nivel rajonal dhe evidencat e institucioneve janë bërë masa kufizuese edhe në vendin tonë.
“Masat kufizuese janë në funksion me lehtësira të caktuara, do të jenë të tilla derisa të kemi lajme më të mira…Do të përditësohen çdo dy javë varësisht nga situata epidemiologjike në terren…Kemi ulje të rasteve të reja, të hospitalizimeve dhe vdekjeve…Krahas rënies së numrit dhe përqindjes së të infektuarve ngrihet edhe përqindja e të shëruarve”, tha ndër të tjera Vitia.
Sipas tij më 28 ditët e kabinetit të ministrisë së Shëndetësisë janë bërë 13.64% më shumë teste sesa në 20 ditët e qeverisë së kaluar.